PROJEKTI ERASMUS+ SMART-TRAJNIM ME STUDENTË TË FAKULTETIT TË EKONOMISË

16 tetor 2025-Edukimi i të rinjve për të qenë klientë të një banke të nivelit të dytë, ishte në fokus të një trajnimi që zhvilloi me studentët, znj. Monika Dishnica drejtore pranë Bankës Kombëtare Tregtare, Dega Korçë.
Në këtë trajnim ishin të pranishëm studentë të Fakultetit të Ekonomisë, të cilët treguan interes për shërbimet që ofron banka dhe kryesisht për kreditë.
Trajnimi u zhvillua në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli” dhe erdhi në kuadër të paketës Qendrueshmeria dhe Qendra SMART, të projekti Erasmus+ SMART, i cili ka për qëllim të nxitë inovacionin SMART në Ballkanin Perëndimor.

Previous Post
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË BASHKINË KORÇË
Next Post
PËRDORIMI I IA NË AGROBIZNES DHE TURIZËM- SEANCA KËSHILLIMI PËR STUDENTËT NGA QENDRA SMART, UNIKO