PËRDORIMI I IA NË AGROBIZNES DHE TURIZËM- SEANCA KËSHILLIMI PËR STUDENTËT NGA QENDRA SMART, UNIKO

Në datat 9,10,15 dhe 16 tetor 2025 në  Universitetin “Fan S. Noli” u zhvilluan katër seanca këshillimi me studentë të Fakultetit të Bujqësisë me fokus kryesor përdorimin efektiv të inteligjencës artificiale në fushën e agorbiznesit dhe turizmit.

Gjatë këtyre seancave, me studentë të fushës së agrobiznesit u trajtuan temat: “Përdorimi i IA në industrinë e agroturizmit” dhe “Integrimi i programeve të inteligjencës artificiale në prespektivat e zhvillimit bujqësor” dhe me studentë të programeve Master të profileve bujqësi dhe ekonomi u trajtuan temat: “Integrimi i teknologjisë së mësimdhënies në auditorë” dhe “Praktika transformuese të mësimdhënies, të nxënit dhe kërkimit akademik nëpërmjet IA”.

Seancat u organizuan nga Qendra “SMART Inovation Center” e ngritur në kuadër të projekti Eramsus+ CBHE, SMART (https://smartinnovationcentres.com/) me qëllim zhvillimin e mendimit inovativ dhe sipërmarrës për të lehtësuar zhvillimin e qëndrueshëm të zgjidhjeve të zgjuara në ballkanin perëndimor.

Previous Post
PROJEKTI ERASMUS+ SMART-TRAJNIM ME STUDENTË TË FAKULTETIT TË EKONOMISË
Next Post
STUDENTËT E UNIKO PËRFAQËSIM DINJITOZ NË PROGRAMIN E MBËSHTETUR NGA ERSMUS+ “SIPËRMARRJA DHE NXITJA E NDRYSHIMIT” NË KREMS, AUSTRI