Në datën 19 nëntor 2025 departamenti i Edukimit në kuadër të veprimtarive për nxitjen e vullnetarizmit organizoi për studentët një takim në bashkëpunim me përfaqësues të PVN (Peace Volunteering Network).
Studentët u njohën nga afër me projektin BRAVO dhe me mundësitë që ai krijon për promovimin dhe rigjallërimin e kulturës së vullnetarizmit në Shqipëri. Gjithashtu, të rinjtë patën mundësinë të informohen mbi shumë prej programeve dhe përvojave që ofron PVN, si:
Programet afatshkurtra dhe afatgjata të vullnetarismit
Programet Erasmus+
Thirrjet e hapura në platformën zyrtare të PVN
Angazhimi në veprimtari sociale, kulturore dhe edukative brenda dhe jashtë vendit.
Pjesëmarrësit u inkurajuan të eksplorojnë përvoja ndërkulturore, të zgjerojnë rrjetin e tyre dhe të kontribuojnë në komunitet përmes vullnetarizmit.














