FORCIMI DHE ZGJERIMI I BASHKËPUNIMIT ME UNIVERSITETET GREKE ISHTE FOKUSI I TAKIMIT QË KONSULLI I PËRGJITHSHËM I GREQISE NË KORCE, DR. ASTERIOS BOUZIAS ZHVILLOI ME DREJTUES TË UNIVERSITETIT “FAN S NOLI”

Në datën 18 nëntor 2025 në mjediset e Rektoratit, Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Korçë, dr. Asterios Bouzias u prit në një takim nga rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi, zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Aida Mosko dhe zëvendësrektori për mësimin, prof. as. dr. Lorena Zeqo.

Rektori i uroi Konsullit Bouzias mirëseardhjen dhe e njohu me veprimtarinë që zhvillon Universiteti ynë dhe disiplinat që përfshin.

Gjatë bisedës u vlerësua bashkëpunimi që UNIKO ka me disa universitete greke, për të cilin Konsulli u shpreh i gatshëm të japë kontributin e tij në forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në projekte e veprimtari shkencore dhe jo vetëm. Konkretisht theksi u vu në mobilitete të stafit dhe studentëve, në programe doktoraturash të përbashkëta etj.

 

Previous Post
NJË GRUP STUDENTËSH DHE PEDAGOGËSH NGA UNIVERSITETI I PATRËS, GREQI VIZITUAN UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”
Next Post
NXITJA E VULLNETARIZMIT TE TË RINJTË ISHTE QËLLIMI I NJË TAKIMI TË ZHVILLUAR NGA DEPARTAMENTI I EDUKIMIT, FEF NË BASHKËPUNIM ME PVN (PEACE VOLUNTEERING NETWORK)