Në datën 21 nëntor 2025 studentet Megi Bregu dhe Joana Dudo të programit të studimit Bachelor në “Gjuhë Angleze” dhe studentja e programit Bachelor në “Gjuhë-Letërsi” Elsa Xhindole prezantuan online punimet e tyre, duke ju qasur temave bosht të kësaj konference:
Imazhi i vendit / rajonit / qytetit — simbole, veçori, elemente të unikueshmërisë
Elementë të veçantë kulturorë — gastronomia, veshjet, traditat, stilet arkitekturore
Mitet, tregimet, legjendat dhe personazhet fantastike lokale
Sipas koordinatores së studentëve pjesëmarrës në këto konferenca, prof. as. dr. Daniela Stoica bashkëpunimi me Universitetin Ovidius të Konstancës vijon i suksesshëm prej vitesh. Studentë të UNIKO kanë dhënë kontributin e tyre me referime mjaft cilësore, për të cilat edhe janë vlerësuar me Çmime të I, të II dhe të III.
Pjesëmarrje të tilla u mundësojnë studentëve përvoja të vlefshme për zgjerimin e njohurive të tyre akademike e kulturore.











