Në datën 4 qershor 2025 në kuadër të bashkëpunimit mes departamentit të Gjuhëve të Huaja dhe departamentit të Informatikës, u zhvillua workshopi ndërdisiplinor me temë: “AI in Education” me fokus rolin e inteligjencës artificiale në arsim.
Takimi u organizua nën kujdesin e veçantë të pedagogeve dr. Dorela Kaçauni, dr. Blerina Çeliku dhe msc. Xhensila Morava dhe në përputhje me kalendarin e veprimtarive akademike e kulturore të departamentit të Gjuhëve të Huaja.
Studentët pjesëmarrës patën mundësinë të eksplorojnë ndikimin e AI-së në procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit, duke reflektuar mbi përdorimet praktike, sfidat etike dhe perspektivat e së ardhmes.
Në fund të tij, studentët realizuan edhe një test praktik, për të zbatuar njohuritë e përfituara.
Sipas organizatorëve veprimtari të tilla kanë impakt të drejtpërdrejtë në ndërgjegjësimin dhe përgatitjen e të rinjve për një të ardhme gjithnjë e më të dixhitalizuar.















