Departamenti i Financë-Kontabilitetit
Drejtues i projektit: Prof. as. dr. Anila Mançka
Kohëzgjatja: 7 muaj
Viti 2025
Qëllimi i projektit:
Të përmirësojë mundësitë e punësimit për studentët e diplomuar në fakultetin e ekonomisë në rajonin e Korçës. Duke analizuar dhe adresuar diferencat midis aftësive të fituara gjatë studimeve dhe kërkesave të tregut të punës, projekti synon të përmirësojë kurrikulat mësimore, të krijojë mundësi për praktika dhe të forcojë bashkëpunimin ndërmjet Fakultetit të Ekonomisë dhe institucioneve financiare.
Objektivat Specifikë të projektit:
OS1: Të identifikohen sfidat e punësimit: Do të kryhet një analizë e plotë e sfidave me të cilat përballen studentët e diplomuar në tregun e punës në sektorët bankar dhe jobankar.
OS2: Të vlerësohen aftësive e fituara të studentëve: Do të vlerësohen aftësitë dhe kompetencat e studentëve të diplomuar dhe do të identifikohen diferencat midis këtyre aftësive dhe kërkesave të tregut të punës.
OS3: Të përmirësohen kurrikulat: Do të hartohen dhe të zbatohen rekomandime për përmirësimin e kurrikulave, duke përfshirë futjen e moduleve të reja dhe modernizimin e moduleve ekzistuese që reflektojnë kërkesat e tregut të punës.
OS4: Të rritet bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit të Ekonomisë dhe Institucioneve financiare: Do të krijohen mekanizma të qëndrueshëm bashkëpunimi ndërmjet Departamentit dhe Fakultetit të Ekonomisë me institucionet financiare të tregut të punës bankar dhe jobankar për të ofruar trajnime dhe praktika për studentët si dhe shkëmbim të përhershëm informacioni.

