BAHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONAL-QASJET PEDAGOGJIKE DHE MËSIMDHËNIA EFEKTIVE NË EDUKIMIN BIOLOGJIK ISHTE TEMA E LEKSIONIT TË HAPUR ME STUDENTË TË DEPARTAMENTIT TË BIOLOGJI-KIMISË

Në datën 27 maj 2026 studentët e departamentit të Biologji-Kimisë morën pjesë në një leksion të hapur me temë: “Qasjet pedagogjike dhe mësimdhënia efektive në edukimin biologjik: një rishikim mbi rolin dhe përgjegjësitë e mësuesit” nga prof. asoc. Stela Papa, Universiteti i Tiranës.

Leksioni u fokusua në metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies në shkencat biologjike, duke trajtuar kriteret për përzgjedhjen e metodave më efektive dhe kombinimin e tyre në procesin mësimor.

Sipas përgjegjëses së Departamentit, dr. Desareda Mero studentët u njohën me modele të aplikuara në institucione arsimore të akredituara në Evropë dhe më gjerë, si: metoda tradicionale e ligjëratës dhe demonstrimit, metoda hulumtuese dhe shkencore, mësimdhënia e integruar me teknologjinë, përdorimi i kompjuterëve dhe inteligjencës artificiale, si edhe format bashkëpunuese të diskutimit dhe punës në grup.

Kjo orë e hapur shërbeu si një hapësirë reflektimi dhe shkëmbimi profesional mbi rolin e mësuesit në krijimin e një mësimdhënieje efektive, inovative dhe të përshtatur me kërkesat e arsimit modern.

Previous Post
Mundësia e punësimit në tregun bankar dhe jobankar në rajonin e Korçës të studentëve të diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë. Forcimi i bashkëpunimit me tregun e punës në funksion të përmirësimit të kurrikulave dhe rritjes së kompetencave të studentëve
Next Post
TAKIM LETRAR ME SHKRIMTARIN ODISE KOTE NË FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË