Departamenti i Informatikës
Drejtues i projektit: Msc. Realb Kushe
Kohëzgjatja: 7 muaj
Viti 2025
Qëllimi i projektit:
Të kontribuojë në përmirësimin e efikasitetit të mësimdhënies në universitetin “Fan S. Noli” dhe të zhvillojë aftësitë profesionale të studentëve përmes analizës dhe vlerësimit të përdorimit të mjeteve dhe sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe promovimit të sistemeve moderne të informacionit në kurrikulat mësimore. Ky projekt kërkimor do të shqyrtojë ndikimin e këtyre sistemeve në procesin mësimor dhe mënyrat se si ato mund të përmirësojnë menaxhimin e burimeve dhe angazhimin e studentëve, duke mundësuar një përgatitje më të mirë të tyre për tregun e punës.
Objektivat Specifike të projektit:
- Studimi krahasimor i modeleve të sistemeve të informacionit.
- Analiza e aplikimeve të inteligjencës artificiale për modelimin e sjelljes së klientëve.
- Simulimi i skenarëve praktikë në blockchain.
- Hulumtimi dhe analiza e agjentëve softuerikë për analizën e riskut dhe zhvillimin e programeve të besnikërisë.
- Aplikimi i mjeteve të komunikimit dhe sistemeve informatike për përmirësimin e mësimdhënies dhe integrimin e teknologjive aplikative në arsimin e lartë.

