“SMART KIDS” – TEKST DIDAKTIK PËR MËSIMIN E HERSHËM TË GJUHËS ANGLEZE U PROMOVUA NË UNIKO

Në datën 27 mars 2026 në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli” u promovua teksti didaktik “Smart Kids – Abetare e Gjuhës Angleze për Parashkollorët”, me autore pedagoget, dr. Edlira Xega dhe dr. Juliana Çyfeku.

Veprimtria u organizua edhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të promovimit të departamentit të Gjuhëve të Huaja.

Të ftuar, krahas stafit akademik, ndihmësakademik e studentëve, ishin edhe studiues e mësues të gjuhës angleze, përfaqësues nga DRAP dhe Zyra Vendore Arsimore Korçë, edukatorë, si dhe drejtues të institucioneve parashkollore jopublike.

Qëllimi sipas autoreve ishte prezantimi i një materiali të ri didaktik në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze për moshat e hershme. Sipas tyre, “Smart Kids” synon të mbështesë zhvillimin e aftësive gjuhësore tek fëmijët në fazat e para të edukimit, duke reflektuar qasje bashkëkohore dhe standarde pedagogjike në përputhje me kërkesat aktuale të sistemit arsimor.

Libri u vjen në ndihmë edukatorëve dhe mësuesve të gjuhës angleze, por edhe prindërve që dëshirojnë të mbështesin procesin e të nxënit në shtëpi për fëmijë të arsimit parashkollor.

Previous Post
“Transformimi i industrive dhe shoqërive përmes sistemeve të informacionit të fuqizuara nga Inteligjenca Artificiale”
Next Post
PESË DITË DISKUTIMESH, BASHKËPUNIMI DHE SHKËMBIMI IDESH NË NJË MJEDIS NDËRKOMBËTAR SHËNUAN ZHVILLIMIN E SHKOLLËS DIMËRORE DOKTORALE NË UNIKO