PESË DITË DISKUTIMESH, BASHKËPUNIMI DHE SHKËMBIMI IDESH NË NJË MJEDIS NDËRKOMBËTAR SHËNUAN ZHVILLIMIN E SHKOLLËS DIMËRORE DOKTORALE NË UNIKO

Nga data 23–27 mars 2026 në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua Shkolla Dimërore Dokorale me temë “Komunikimi ndërkulturor dhe transformimi digjital në kërkimin shkencor”.

Kjo veprimtari u bashkëorganizua nga Universiteti “St. Cyril & St. Methodius”, Veliko Tarnovo, Bullgari, Universiteti “Fan S. Noli” dhe Universiteti Daugavpils, Letoni, duke bërë bashkë studentë doktorature dhe staf akademik nga kwto universitete partnere.

Në program u pwrfshinw leksione tw hapura, trajnime dhe diskutime, të cilat u përqendruan në komunikimin ndërkulturor, transformimin digjital dhe qasjet ndërdisiplinore në kërkimin shkencor bashkëkohor.

Shkolla u koordinua nga prof. asoc. Boryana Bratanova nga “St. Cyril & St. Methodius”, Veliko Tarnovo në bashkëpunim me dr. Alma Karasaliu dhe prof. dr. Irena Nikaj, UNIKO, ndërsa në program dhanë kontributin e tyre edhe dr. Denisa Xhafka, dr. Maria Dojçe, dr. Suela Dinellari, doc. Mariela Burda, prof. as. dr. Edlira Menkshi, dr. Evjonda Pylli, si dhe Jorgo Dama (student kontribues), së bashku me lektorë ndërkombëtarë nga universitetet partnere evropiane.

Falënderime për institucionet partnere dhe të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin dhe angazhimin gjatë kësaj shkolle dimërore doktorale, e cila luan edhe një rol të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e universitetit, pasi nxit bashkëpunimin midis pedagogëve e studentwve nga vende të ndryshme, duke krijuar edhe mundësi për projekte të përbashkëta kërkimore dhe shkëmbime akademike.

Previous Post
“SMART KIDS” – TEKST DIDAKTIK PËR MËSIMIN E HERSHËM TË GJUHËS ANGLEZE U PROMOVUA NË UNIKO
Next Post
📢 Hapet thirrja për mobilitet stafi në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut!