U PROMOVUA NË FEF MANUALI I RI PËR MËSIMDHËNIEN E DIALEKTIT ARUMUN NË NIVEL TË AVANCUAR

Në datën 7 tetor 2026 Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë organizoi një veprimtari me fokus përurimin e manualit të ri për mësimdhënien e dialektit arumun në nivel të avancuar, “Manual de dialect aromân pentru studiu universitar-nivel avansat. Patrimoniu cultural şi lingvistic” vepër që sjell në auditorë pasurinë gjuhësore dhe kulturore të një trashëgimie të çmuar.

Manuali mban autorësinë e prof. dr. Nicolae Saramandu, “Doctor Honoris Causa” i UNIKO; prof. dr. Manuela Nevaci dhe prof. as. dr. Irina Floarea.

Takimin e hapi dekani i FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho, e cila theksoi se përmes ligjëratave dhe bashkëbisedimeve akademike, takimi krijon një hapësirë për të njohur gjuhën, kujtesën dhe identitetin kulturor, duke bërë bashkë studiues dhe pedagogë nga Shqipëria dhe Rumania dhe studentë të ftuar. Njëkohësisht i njohu të pranishmit edhe me momentet kryesore të karrierës profesionale të tre akademikëve rumunë të pranishëm në takim, të cilët mbajtën edhe dy ligjërata mjaft interesante.

“The Aromanian Dialect: Romanian Heritage at the Romance-Balkan Crossroads” nga prof. dr. habil Manuela Nevaci dhe prof. as. dr. Irina Floarea, kërkuese pranë Institutit të Linguistikës dhe Dialektologjisë I. Iordan-Al. Rosetti, Akademia Rumune dhe ligjerata “The City as Palimpsest. Visual Memory and Urban Transformation in the Balkans” nga prof. as. dr. Catalin D. Constantin, pedagog pranë Universitetit të Bukureshtit.

Takimi vijoi me pyetje dhe diskutime mbi manualin, kopje të të cilit stafi, studentët por edhe studiues të interesuar do t`i gjejnë në bibliotekën e Universitetit “Fan S. Noli”.

Previous Post
Thirrje për mobilitet studentësh_University of the Peloponnese, Greqi