Në datën 18 nëntor 2025 në mjediset e Rektoratit, Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Korçë, dr. Asterios Bouzias u prit në një takim nga rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi, zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Aida Mosko dhe zëvendësrektori për mësimin, prof. as. dr. Lorena Zeqo.
Rektori i uroi Konsullit Bouzias mirëseardhjen dhe e njohu me veprimtarinë që zhvillon Universiteti ynë dhe disiplinat që përfshin.
Gjatë bisedës u vlerësua bashkëpunimi që UNIKO ka me disa universitete greke, për të cilin Konsulli u shpreh i gatshëm të japë kontributin e tij në forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në projekte e veprimtari shkencore dhe jo vetëm. Konkretisht theksi u vu në mobilitete të stafit dhe studentëve, në programe doktoraturash të përbashkëta etj.








