PËRGËZIME DHE MIRËNJOHJE PËR STUDENTËT QË ARRITËN REZULTATE ABSOLUTE NË PROVIMET E PROGRAMIT TË RI TË STUDIMIT “INXHINIERI INFORMATIKE”

Data 13 qershor 2025- Me fjalë mirënjohjeje dhe përgëzimi, rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi së bashku me zëvendësrektoren për mësimin prof. as. dr. Lorena Zeqo pritën në një takim të veçantë studentët që arritën rezultate maksimale në provimin e lëndës “Analiza Matematike 3”.  E bazuar mbi funksionet me shumë variabla, kjo është një ndër lëndët më të vështira të këtij programi studimi.

Rektori u shpreh krenar për arritjen e tyre, duke e konsideruar këtë sukses, si dhe përkushtimin e të gjithë studentëve të tjerë të këtij kursi, një shembull frymëzimi që dëshmon aftësi, seriozitet në punë dhe dashuri për profesionin.

Programi i studimit “Inxhinieri Informatike”, një program që ofron diplomë të dyfishtë me Universitetin Politeknik të Tiranës po mbyll me sukses vitin e tij të parë akademik dhe, mund të themi me krenari se i gjithë kursi po ecën përpara me hapa të sigurt, duke ndërtuar themelet e një brezi të ri inxhinierësh të aftë dhe të motivuar.

Studentët tanë janë frymëzim, energji, janë e ardhmja!

 

Previous Post
BASHKËPUNIMI NDËRUNIVERSITAR- STAF AKADEMIK NGA BULLGARIA ME MOBILITET NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”
Next Post
BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR – DR. ALDONA MINGA PEDAGOGE E FTUAR NË UNIVERSITETIN “ALDO MORO” TË BARIT, ITALI