BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR – DR. ALDONA MINGA PEDAGOGE E FTUAR NË UNIVERSITETIN “ALDO MORO” TË BARIT, ITALI

Nga data 6 maj – 4 qershor 2025, dr. Aldona Minga, pedagoge pranë Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin “Fan S. Noli” ishte pedagoge e ftuar në departamentin e Shkencave të Tokës, Bimës dhe Ushqimit në Universitetin “Aldo Moro” të Barit, Itali.

Gjatë këtij muaji, ajo realizoi një program të plotë aktivitetesh akademike, kërkimore dhe institucionale në përputhje me objektivat strategjike të ndërkombëtarizimit të Universitetit tonë.

Ndër temat e trajtuara ishin:

  • analiza ekonomike e fermave frutore dhe të rrushit,
  • vlerësimi i varieteteve autoktone,
  • krahasimi i politikave të zhvillimit rural në Shqipëri dhe BE.

Në kuadër të këtij qëndrimi, u zhvilluan gjithashtu tre seminare tematike me pjesëmarrjen aktive të studentëve dhe doktorantëve të universitetit pritës. U vendosën kontakte të drejtpërdrejta me stafin akademik dhe filloi bashkëpunimi për një publikim shkencor të përbashkët, si dhe një draft-projekt Erasmus+ në fushën e zhvillimit rural dhe arsimit të lartë.

Përmes takimeve me aktorë lokalë të sektorit agro-ushqimor dhe organizatave territoriale në rajonin e Pulias, u identifikuan edhe mundësi konkrete për bashkëpunime të mëtejshme me fokus inovacionin e bazuar në bashkëpunim universitet-territor.

Në fokus për të ardhmen:

  • Zyrtarizimi i partneritetit institucional me Universitetin e Barit
  • Zhvillimi i projekteve të përbashkëta europiane (Erasmus+, Horizon, IPA)
  • Mobilitet i ndërsjellë i stafit dhe studentëve
  • Krijimi i diplomave të dyfishta dhe moduleve të përbashkëta mësimore
  • Zbatimi i modeleve “Living Lab” në zonat rurale të Shqipërisë dhe Italisë

Previous Post
PËRGËZIME DHE MIRËNJOHJE PËR STUDENTËT QË ARRITËN REZULTATE ABSOLUTE NË PROVIMET E PROGRAMIT TË RI TË STUDIMIT “INXHINIERI INFORMATIKE”
Next Post
CILËSITË FIZIKO-KIMIKE DHE BIOLOGJIKE TË UJËRAVE QË PËRDOREN PËR UJITJEN E KULTURAVE BUJQËSORE NË FUSHËN E DEVOLLIT JANË NË QENDËR TË NJË STUDIMI TË NDËRMARRË NGA FAKULTETI I BUJQËSISË, UNIKO