Në datën 16 maj 2025 në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane u zhvillua leksioni i hapur me temë “Burimet Ekzoterike të Filozofisë”, nga prof. Di Bernardo.
Të pranishmit, pedagogë të Departamentit të Shkencave Sociale, studentë të programeve të studimit “Shkenca Politike” dhe Master i Shkencave në “Etika dhe Lidershipi”, si dhe të ftuar të tjerë u njohën me rolin që luan filozofia dhe burimet e saj në zhvillimin e mendimit mbi njeriun duke ndikuar ne projeksionin e shkencave aplikative, si politika, psikologjia etj.
Sipas përgjegjëses së këtij Departamentil, dr. Suela Dinellari takimi u organizua me qëllim:
– forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me Bibliotekën e qytetit “Thimi Mitko”,
– ofrimin e një eksperience të re të strategjive në mësimdhënie,- krijimin e mundësive për ndërkombëtarizimin e programeve specifike.















