STAFI AKADEMIK I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” PJESË E TRAJNIMEVE NDËRKOMBËTARE PËR MËSIMDHËNIE DIGJITALE GJITHËPËRFSHIRËSE DHE KRIJIMIN E MATERIALEVE TË AKSESUESHME

Në kuadër të projektit Erasmus+ HAWKING (101128741 – ERASMUS-EDU-2023-CBHE), tre përfaqësues të stafit akademik të Universitetit të Korçës morën pjesë në trajnimin tre-ditor “Training of Trainers” (ToT) mbi metodologjitë e mësimdhënies gjithëpërfshirëse dhe krijimin e materialeve të aksesueshme për studentë me nevoja të veçanta të të nxënit.

Moduli I – 15 & 16 Maj 2025
Tematika:
• Si mësojnë të rriturit? (testi i stilit të të nxënit – Kolb)
• Kompetencat trajnuese dhe ndërkulturore
• Metodat e arsimit joformal në mësimdhënie

Moduli II – 19 Maj 2025
Tematika:
• Prezantimi nga Shoqata Sllovene e Studentëve me Aftësi të Kufizuara
• Krijimi i materialeve mësimore të aksesueshme
• Puna praktike në grupe sipas institucioneve për të reflektuar mbi nevojat specifike

Trajnimet u zhvilluan online dhe u organizuan nga Universiteti i Mariborit, Slloveni, dhe WEBIN, Serbi. Pjesëmarrësit nga Universiteti “Fan S. Noli” kanë filluar punën për hartimin e dy moduleve trajnuese në nivel institucional për të përhapur njohuritë e përfituara dhe për të rritur kapacitetet e stafit akademik në mësimdhënie gjithëpërfshirëse.
Për një universitet më të hapur, më gjithëpërfshirës dhe të ndjeshëm ndaj çdo studenti!

 

Previous Post
LEKSION I HAPUR NE KUADËR TË BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL MES DEPARTAMENTIT TË SHKENCAVE SOCIALE DHE BIBLIOTEKËS “THIMI MITKO” ME PJESËMARRJEN E PROFESORIT TË KATEDRËS SË FILOZOFISË NË UNIVERSITETIN E TRIENTES, PROF. DR. GIULIANO DI BERNARDO
Next Post
NJË QASJE LOJE E BAZUAR NË SIMULIM PËR MËSIMDHËNIEN E MENAXHIMIT TË OPERACIONEVE