| EDE-ja e Fakultetit të Bujqësisë është një njësi përbërëse mjaft e rëndësishme, e cila përdoret nga Fakulteti i Bujqësisë në interes të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, si pjesë kryesore e veprimtarisë që kryen ai, si një institucion publik i arsimit të lartë. Aktualisht ajo ka rreth 15 ha tokë. 1-Në këtë sipërfaqe toke realizohen orët e praktikes mësimore të studenteve të Fakultetit të Bujqësisë. Aty kultivohen një gama e gjerë e kulturave bujqësore si, disa prej bimëve të arave, pemëve frutore, kulturave foragjere dhe perimore etj, prova të ndryshme krahasuese për disa kultura bujqësore, etj. 2-Aktiviteti i dytë për të cilën përdoret kjo sipërfaqe toke është veprimtaria eksperimentale-shkencore. Aktualisht mbi ketë sipërfaqe janë ngritur disa eksperimente si ato në kulturën e grurit, elbit, pemët frutore, foragjeret, fasules, patates, etj.
Kjo njësi duhet të funksionojë plotësisht sipas Ligjit nr. 80/2015 datë 22.7.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” Për këtë arsye, bazuar në Neni 26 i këtij ligji, kjo njësi duhet: 1. Të shndrohet në një qendër kërkimore-shkencore e Fakultetit Bujqësisë si njësi bazë që kryen veprimtari kërkimore-shkencore dhe zhvillimi. Kërkimi shkencor i zbatuar do të ketë përparësi me qëllim që të gjejë zgjidhje praktike dhe specifike me objektiv kryesor shfrytëzimin e njohurive teorike, me qëllim zbatimin e tyre në praktikë. 2. Qendra do të të mbështesë realizimin e programeve të studimeve “Master i shkencave” dhe “Doktoraturë”, të ofruara nga departamentet e Fakultetit të Bujqësisë. 3. Nga pikëpamja ekonomike do të synohet maksimalizimi i të ardhurave duke prodhuar produkte dhe shërbime të nivelit më të lartë teknologjik. Në ketë drejtim përparësi do të ketë prodhimi i farërave të gjeneracioneve të larta shumë të kërkuara nga tregu. 5. Kjo sipërfaqe toke nëpërmjet zbatimit te teknologjive te përparuara duhet të shndërrohet në qendër reference për fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë së rajonit.
|
|