DEPARTAMENTI I MENAXHIMIT

Departamenti i Menaxhimit është krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 230, 29/05/1992.
MISIONI
Departamenti i Manaxhimit synon përgatitjen e specialistëve profesionistë në programet e studimit që mbulon, përmes krijimit, transmetimit dhe zhvillimit të dijeve, me anë të mësimdhënies në përputhje me standardet ndërkombëtar të edukimit, si dhe kërkimit shkencor.

VIZIONI
Në përputhje me vizionin e Fakultetit të Ekonomisë, departamenti i Manaxhimit garanton ofrim cilësor të njohurive në programet e veta të studimit, për t’i bërë ato zgjedhjet primare jo vetëm për studentët e rajonit, por dhe më gjerë.

Stafi akademik i departamentit të Menaxhimit mbulon anën akademike dhe zbatimin e planeve mësimore në programet e studimit:
– Program dy vjeçare, me karakter profesional pas arsimit të mesëm, “Asistent Menaxher” hapur me VKM nr. 370, datë 05/07/2018.
– Programi i studimit “Bachelor| në “Menaxhim”, hapur me VKM nr. 230, datë 29/05/1992, Pika 2 (c).
– Programi i studimit “Bachelor” në “Informatikë biznesi” hapur me VKM nr. 402, datë 12/07/2018.
– Programi i studimit “Master Profesional” në “Administrim biznesi”, hapur me VKM nr. 565, datë 23/11/2011 dhe riorganizuar me Vendim të Senatit Akademik nr. 575 datë 01/10/2018.

Programet e studimit ofrohet në përshtatje me profilin dhe ekspertizën e njësisë kryesore (Fakulteti i Ekonomisë), pjesë e të cilit është ky departament. Këto programe integrojnë parimet e Deklaratës së Bolonjës, si dhe eksperiencat më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare si rezultat i angazhimit akademik dhe kërkimor të stafit të departamentit. Aktualisht departamenti i Menaxhimit ka 10 pedagogë efektivë nga të cilët: 4 profesorë të asociuar, 4 doktor shkencash, 1 student doktorature dhe 1 Msc. Kualifikimi dhe përgatitja e stafit është në përputhje të plotë me fushën akademike e kërkimore të njësisë bazë. Stafi akademik ka mesatarisht mbi 16 vjet përvojë pedagogjike dhe moshë mesatare 45 vjeç. Departamenti, gjithashtu angazhon pedagogë me kohë të pjesshme me eksperiencë pune, si edhe me kualifikimin e nevojshëm. Stafi akademik i departamentit është i angazhuar në një punë të gjerë studimore-shkencore e botuese në funksion të procesit mësimor. Në të njëjtën kohë, departamenti ka pasur në vijimësi bashkëpunime me institucione homologe vendase dhe të huaja.

PROGRAMET E STUDIMIT

STAFI

Departamenti i Menaxhimit

1. Docent. Dr. Marinela Teneqexhi – Përgjegjës departamenti
2. Prof.as.dr. Aida Gabeta
3. Prof.as.dr. Mirela Çuçllari
4. Prof.as.dr. Sonela Stillo
5. Prof.as.dr. Suela Gërdhe
6. Dr. Emil Frashëri – Zv.dekan
7. Dr. Eva Dhimitri
8. Dr. Gentisa Furxhi
9. Msc. Iva Tërova

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right