DEKANI I FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË

DEKANI I FAKULTETIT

Dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë

Prof.as.dr. Pavllo Cicko (CV )

Tel. & Fax: ++ 355 822 48944

e-mail: pcicko@unkorce.edu.al

e-mail: pcicko61@yahoo.com

 

 

 


Pjesë nga Statuti i Universitetit

  • Dekani është drejtues i Fakultetit dhe përfaqësues ligjor i tij. Ai zgjidhet për një mandat 4-vjeçar dhe nuk mund të zgjidhet në këtë detyrë për më shumë se dy mandate radhazi. Dekani i Fakultetit zgjidhet nga personeli akademik, nga personeli joakademik dhe nga studentët e fakultetit, sipas mënyrës së përcaktuar në ligjin nr.9741, dt. 21. 05. 2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në rregulloren e zgjedhjeve.
  • Dekani duhet të ketë të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose gradën shkencore“Doktor”(“PHD”), të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe me përvoje akademike në
    këto universitete.
  • Dekani i Fakultetit, ushtron këto kompetenca:
    • drejton dhe kontrollon të gjithë punën mësimore e shkencore në fakultet dhe njësitë e tjera në varësi të tij;
    • ndjek zbatimin e programeve të studimit dhe të kurrikulave;
    • emëron përgjegjësit e zgjedhur të departamenteve;
    • përgatit propozimin përkatës për vendimmarrjet e Këshillit të Fakultetit për probleme të ndryshme;
    • përgjigjet para Këshillit të Fakultetit për mbarëvajtjen e procesit të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor në fakultet;
    • i propozon Këshillit të Fakultetit hapjen, mbylljen, reformimin e kurrikulave, të departamenteve apo të njësive të veçanta në fakultet;
    • i propozon Këshillit të Fakultetit pjesëmarrjen në projekte brenda apo jashtë vendit,
      ofrimin e shërbimeve të ndryshme për të tretë, hapjen e qendrave, kurseve, si dhe çdo çështje në lidhje me sa më sipër;
    • ushtron kontrolle për cilësinë e mësimdhënies, kërkimit shkencor, të zbatimit të kontratave të punës, si dhe të çdo detyrimi tjetër të marrë përsipër nga departamentet apo personeli i fakultetit;
  • Përcaktimi më i detajuar i kompetencave të dekanit bëhet në rregulloren e Universitetit.
  • Dekani, në ushtrimin e kompetencave të tij, shprehet me urdhra dhe udhëzime.

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right