Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

U ZHVILLUA NË UNIKO NJË TAKIM INFORMUES NË LIDHJE ME ORGANIZIMIN E FORUMIT “PËR NJË TURIZËM TË QËNDRUESHËM NË RAJON”

Në datën 6 tetor 2020 u zhvillua në UNIKO një takim informues në lidhje me organizimin e forumit: “Sfida dhe mundësi për një turizëm të qëndrueshëm në rajon”, ku morën pjesë përfaqësues të fakulteteve të Universitetit. Në fjalën e hapjes dekania e Fakultetit Ekonomik, prof. as. dr. Ledina Alolli theksoi se ky forum do të zhvillohet në përputhje me memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar midis Universitetit “Fan S. Noli” dhe shoqatës “Miqtë e Korcës”. Ky forum do të mbështetet nga të katërt fakultetet e UNIKO, ndërsa peshën kryesore në këtë organizim do ta mbajë departamenti i Marketing-Turizmit i FE.

Qëllimi do të jetë zhvillimi i një programi të turizmit të qëndrueshëm në rajon, duke nxitur investimet dhe politikat e duhura kombëtare dhe vendore.

 Më pas z. Gjergji Gjinko, president i Bordit të organizatës “Miqtë e Korçës”, si bashkorganizatore e këtij forumi me Universitetin “Fan S. Noli”, prezantoi disa nga aspektet dhe elementët kryesorë që parashikohen të jenë pjesë e këtij forumi. Ai u ndal në temën bosht të forumit; pjesëmarrësit dhe të ftuarit; në mënyrën e zhvillimit të tre sesioneve, duke marrë parasysh edhe situtën e pandemisë; përgatitjen e materialeve promovuese etj. Zëvendësrektorja për kërkimin dhe shkencën, dr. Benita Stavre e pranishme në takim, vlerësoi si më të rëndësishëm në këtë moment hartimin e programit të forumit me të gjithë elementët përbërës dhe më pas ngritjen e grupeve të punës, të cilët do të merren konkretisht me organizimin e tij. 

Në fund të takimit të pranishmit dhanë ide e mendime në lidhje me ngritjen e grupeve të punës dhe ndarjen e detyrave konkrete për organizimin e forumit në muajin dhjetor të këtij viti.

Leave a Reply

sqAlbanian