Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“TË DREJTA TË BARABARTA PËR TË GJITHË”- TAKIM I ORGANIZUAR ME STUENTË TË FSHNH NGA ORGANIZATA “FUTURAL” NGO NË BASHKËPUNIM ME DEPARTAMENTIN E SHKENCAVE SOCIALE

Në datën 4 qershor 2022, departamenti i Shkencave Sociale në bashkëpunim me organizatën “FuturAL” NGO organizoi një veprimtari në kuadër të projektit  me temë: “Frymëzo ndryshimin”.

Nismëtare e kësaj veprimtarie ishte znj. Doralda Tanellari, drejtore ekzekutive e “FuturAL”, e cila zhvilloi me studentët e shkencave sociale diskutimin “Të drejta të barabarta për të gjithë”, duke e ilustruar atë edhe me pjesë nga libri “10 gra, 10 rrëfime” të autores Elga Mitre.

E ftuar në takim ishte dhe znj. Elona Gjebrea, aktiviste e shoqërisë civile, e cila diskutoi me studentët për dhunën në familje, mekanizmat e duhur për ta parandaluar atë, edukimin dhe fuqizimin e gruas, si dhe për bashkëpunimin mes aktorëve të ndryshëm të jetës sociale dhe kjo me qëllim për ta parandaluar apo ndaluar dhunën në çdo lloj forme që ajo mund të shfaqet. Gjithashtu, znj. Gjebrea i orientoi studentët drejt librit dhe leximit, si një mënyrë për të zhvilluar opinionin e tyre dhe pjesëmarrjen në debate. Sipas saj, të gjitha këto dukuri, të cilat preken edhe në librin e autores Elga Mitre kërkojnë ndërveprimin e shumë elementeve të shoqërisë, por duke lexuar, informuar dhe duke u arsimuar të rinjtë mund të sjellin ndryshimin.

Këtë veprimtari e përshëndeti edhe prof. dr. Zyhdi Dervishi, pedagog i departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Tiranës. Ai vuri theksin në arsimimin dhe edukimin e djemve, si një mënyrë për të parandaluar dhunën.

Takimi u organizua në bashkëpunim dhe me departamentin e Shkencave Sociale, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane.

Leave a Reply

sqAlbanian