Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTË TË FAKULTETIT TË EKONOMISË, DEPARTAMENTI “MARKETING-TURIZËM” ZHVILLUAN NJË VEPRIMTARI NDËRGJEGJËSUESE NË KUADËR TË 20 MAJIT, DITËS KOMBËTARE TË JETIMËVE

Me moton “Të gjithë së bashku të gëzojmë” studentë të Fakultetit të Ekonomisë, departamenti “Marketing-Turizëm” zhvilluan një veprimtari ndërgjegjësuese në kuadër të 20 Majit, Ditës Kombëtare të Jetimëve. Me të ardhura e grumbulluara nga vetë ata studentët u dhuruan vogëlushëve të shtëpisë së foshnjës  “Lulet e vogla”, Korçë një program artistik me këngë e  kërcimë, ku të ftuar ishin personazhet e tyre më të dashur, si dhe mjaft lodra të bukura. Studentët këtë veprimtari e zhvilluan edhe në kuadër të Marketingut Social. Nuk është hera e parë që studentët e Universitetit “Fan S. Noli” zhvillojnë veprimtari të tilla bamirësie dhe ndërgjegjësimi, duke përcjellë mesazhe dashurie dhe mbështetjeje për njerëzit që kanë më tepër nevojë për to. 

Leave a Reply

sqAlbanian