Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

INSTITUTI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E SISTEMIT TË ZGJEDHJEVE ZHVILLOI NJË TAKIM ME PEDAGOGË E STUDENT ME FOKUS PËRFAQËSIMIN CILËSOR TË QYTETARËVE NË ORGANET E ZGJEDHURA PËR QEVERISJEN VENDORE

Në datën 16 mars 2022, Instituti Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve zhvilloi në mjediset e Amfiteatrit të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane një takim me pedagogë e studentë, ku u diskutua për përfaqësimin cilësor të qytetarëve në organet e zgjedhura për qeverisjen vendore. Takimin e përshëndeti fillimisht zëvendësrektori për mësimin në Universitetin “Fan S. Noli, dr. Arto Adili, ndërsa, prof. dr. Kristaq Kume renditi më pas disa nga objektivat kryesore të këtij procesi, si; përmirësimi i legjislacionit për të mbështetur funksionimin më të mirë të demokracisë përfaqësuese në qeverisjen vendore; rritjen e efektivitetit të qeverisjes vendore; rritjen e mundësisë së qytetarëve për të zgjedhur vetë përfaqësuesit e tyre në organet e qeverisjes vendore etj. Z. Kume dhe znj. Brizida Gjikondi i ftuan pjesëmarrësit që të diskutonin së bashku rreth mundësive për të rritur cilësinë e përfaqësimit të qytetarëve në organet e zgjedhura të pushtetit vendor, si dhe për të bërë të mundur realizimin e iniciativës ligjvënëse për ndryshimet në kodin zgjedhor etj.  

Gjithashtu ata theksuan gjithashtu se drafti përfundimtar që do të shkruhet në trajtën e propozimit për projektligjin për amendimet përkatese në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në Kodin Zgjedhor do të hartohet mbështetur te propozimet dhe mendimet që do të jepen gjatë konsultimit të draft propozimeve.

Leave a Reply

sqAlbanian