Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

INFORMIM DHE NDËRGJEGJËSIM NË DITËN BOTËRORE TË UJIT-VEPRIMTARI NGA DEPARTAMETI I BIOLOGJI-KIMISË NË BASHKËPUNIM ME UKKO

Në datën 22 mars 2022, në kuadër të Ditës Botërore të Ujit, departamenti i Biologji-Kimisë në bashkëpunim me Shoqërinë Aksionere të Ujësjellës Kanalizimeve Korçë (UKKO sh.a.) organizuan një veprimtari me qëllim informues dhe ndërgjegjësues për rëndësinë e ujit. Veprimtaria u zhvillua në Amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, në prani të pedagogëve, përfaqësuesve të UKKO sh. a., studentëve, nxënësve të Kolegjit “Preca” etj., të cilët diskutuan në lidhje me ujin, rëndësinë e tij, mënyrën e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit dhe zonave rurale të Korçës, ujërat nëntokësorë etj. Takimin e përshëndeti edhe dekani i FSHNH, prof. as. dr. Sonela Stillo, ndërsa me interes të veçantë u pa prezantimi i punës kërkimore-shkencore të bërë nga departamenti i Biologji-Kimisë në lidhje me monitorimin e fortësisë së përgjithshme dhe përmbajtjes së amoniakut të burimeve ujore të zonave malore dhe fushore të qarkut të Korçës. Veprimtaria pati një rëndësi të veçantë për faktin se i njohu konkretisht pjesëmarrësit me vlerat dhe sigurinë e përdorimit të ujit të pijshëm që ne konsumojmë në përditshmërinë tonë.

Leave a Reply

sqAlbanian