Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

FONDACIONI SHQIPTARO–AMERIKAN PËR ZHVILLIM (AADF) NË KUADËR TË PROJEKTIT CLEANSCORE DHE PROGRAMIT MIP (MASTER’S AND INTERNSHIP PROGRAM), ORGANIZOI NË MJEDISET E REKTORATIT TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” NJË TAKIM PREZANTUES PËR THIRRJEN E HAPUR TË MIP PËR INTERNSHIP 6- MUJOR NË SHBA

Në datën 13 tetor 2021 Fondacioni Shqiptaro–Amerikan për Zhvillim (AADF), në kuadër të projektit CleanScore dhe programit MIP (Master’s and Internship Program), organizoi në mjediset e Rektoratit të Universitetit “Fan S. Noli” një takim me përfaqësues të stafit akademik dhe ndihmësakademik me qëllim prezantimin e thirrjes së hapur të MIP për Internship 6- mujor në SHBA.  Z. Sokol Ymeri dhe znj. Dorena Dyrmishi përkatësisht menaxher dhe koordinatore projekti për edukimin pranë AADF u ndalën në kriteret, proceduart dhe detaje të tjera që duhet të plotësojnë aplikantët për të përfituar këtë intership.

Në takim, u diskutua edhe për arritjet e deritanishme të projektit CleanScore në UNIKO dhe planet për të ardhmen nga koordinatorja e projektit CleanScore, UNIKO znj. Holta Bimbli.

Pjesëmarrësit treguan interes duke bërë edhe pyetje në lidhje me projektin në fjalë, aplikimi për të cilin mund të bëhet te linku (https://mip-aadf.org/internship/internship/), si dhe për të tjera mundësi që ofron AADF në fushën e edukimit.

Leave a Reply

sqAlbanian