Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

BIBLIOTEKA SHKENCORE E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, NË BASHKËPUNIM ME STUDENTET E DEPARTAMENTIT TË EDUKIMIT ORGANIZUAN NJË VEPRIMTARI FESTIVE NË KOPSHTIN NR.1 TË QYTETIT TË KORÇËS

Në datën 23 dhjetor 2021, në mjediset e kopshtit nr.1, Biblioteka Shkencore e Universitetit “Fan S. Noli”, në bashkëpunim me një grup studentesh të programit të studimit “Arsim Fillor dhe Parashkollor”, departamenti i Edukimit, organizuan një veprimtari festive me rastin e festave të fundivitit. Studentet interpretuan për fëmijët e këtij kopshti përrallën “Të ndihmojmë babagjyshin”. Qëllimi i kësaj veprimtarie ishte vënia në praktikë e njohurive teorike të përfituara gjatë leksioneve në auditore. Studentet u shprehën se një përvojë e tillë është mjaft e vlefshme pasi i përball me një punë konkrete që ato do ta praktikojnë në të ardhmen. Veprimtaria përfundoi me një atmosferë të gëzueshme mes fëmijëve dhe studenteve.

Leave a Reply

sqAlbanian