Në datën 11 nëntor 2025, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë mirëpriti maturantë, prindër dhe të rinj nga qarku i Korçës në Ditën e Hapur Virtuale, një hapësirë interaktive për të njohur nga afër programet Bachelor e Master, shërbimet mbështetëse dhe mundësitë që ofron universiteti ynë.
Pjesëmarrësit patën rastin të njihen me ofertat akademike, programet e formimit profesional dhe mundësitë ndërkombëtare që sjell programi Erasmus+, i cili u mundëson studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” të studiojnë dhe të kryejnë praktika profesionale në universitete partnere në Evropë.
Në qendër të misionit të universitetit tonë qëndron përfshirja dhe mbështetja e çdo studenti, duke ofruar kushte të barabarta për të gjithë, përfshirë studentët me aftësi të ndryshme, dhe një mjedis arsimor që nxit rritjen akademike e personale.
Falënderime për të gjithë ata që morën pjesë dhe ndanë pyetjet e tyre me stafin dhe pedagogët tanë!
“Njihuni më nga afër me jetën universitare në qytetin e Korçës, aty ku dijet ndërtojnë të ardhmen”.









