UNIVERSITEIT “FAN S. NOLI” ORGANIZOI CEREMONINË E DIPLOMIMIT TË STUDENTËVE- “DITA AKADEMIKE 2026”

Në datën 14 tetor 2026 për 742 të diplomuarit e Universitetit “Fan S. Noli”, nuk u mbyll thjesht një kapitull, por nisi një rrugëtim i ri, me sfida, mundësi dhe ëndrra për t’u bërë realitet.

Pas çdo diplome qëndrojnë vite përkushtimi, sakrifica, net të gjata studimi, mbështetja e familjeve dhe besimi se çdo përpjekje ia vlen. Sot, të gjitha këto marrin kuptim në një arritje që do të mbetet pjesë e historisë së tyre.

Të dashur të diplomuar, mos kini frikë të ëndërroni larg, të guxoni ndryshe dhe të krijoni mundësitë tuaja. Bota ka nevojë për dijen tuaj, idetë tuaja dhe guximin për të sjellë ndryshim. Mos harroni kurrë se suksesi nuk matet vetëm me atë që arrini për veten, por edhe me gjurmën që lini te të tjerët.

Universiteti “Fan S. Noli” do të mbetet gjithmonë pjesë e rrugëtimit tuaj, vendi ku hodhët rrënjët e dijes dhe nga ku nisët të ndërtoni të ardhmen.

Urime për këtë arritje! Rrugëtimi juaj sapo ka filluar. Shkoni larg, besoni te vetja dhe bëjeni të ardhmen krenare për ju!

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” MIRËPRITI TAKIMIN NË KUADËR TË PROJEKTIT TOKA