NË KUADËR TË PROJEKTIT EDUFAIR U ZHVILLUA NJË TAKIM ME FOKUS INTELIGJENCËN ARTIFICIALE

Në mjediset e  Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua një takim në kuadër të projektit evropian EDUFAIR, ku UNIKO është partner.

Koordinatori, dr. Ardian Çërava e njohu stafin akademik të pranishëm në takim me  qëllimin e këtij projekti, i cili ka në qendër të vëmendjes të ardhmen e arsimit të lartë, aty ku inteligjenca artificiale, inovacioni dhe gjithëpërfshirja takohen për të krijuar mundësi të reja.

Takimi shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt një arsimi më digjital, më bashkëpunues dhe më pranë nevojave të tregut të punës, duke forcuar lidhjet mes universitetit dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë.

Previous Post
UNIVERSITEIT “FAN S. NOLI” ORGANIZOI CEREMONINË E DIPLOMIMIT TË STUDENTËVE- “DITA AKADEMIKE 2026”