U ZHVILLUA KONKURSI FINAL I PROJEKTIT “20 UDHËRRËFYES TURISTIKË LOKALË PËR QARKUN E KORÇËS”

 

Në datën 17 shkurt 2026 u zhvillua konkursi final në kuadër të projektit të përbashkët të Këshillit të Qarkut Korçë dhe Universitetit “Fan S. Noli” me temë “20 udhërrëfyes turistikë lokalë për qarkun e Korçës

Pas 4 muajsh trajnimi teorik dhe praktik, 19 guida turistike tashmë do të licensohen nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe janë gati për të ofruar shërbime turistike në rajon.

Ky projekt, i realizuar për herë të parë nga të dy institucionet pritet të sjellë oferta dhe produkte të reja turistike, duke fuqizuar zhvillimin e turizmit rajonal.

Të pranishmit në këtë konkurs, staf akademik nga departamenti i Historisë dhe Gjeografisë, përfaqësues të Këshillit të Qarkut dhe të ftuar të tjerë u uruan suksese të gjithë studentëve pjesëmarrës.

Një urim të veçantë përcollën edhe zëvendësrektorja e UNIKO, dr. Aida Mosko dhe kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, z. Petrika Tollkuçi “Suksese, me urimin që pasioni dhe puna e palodhur që treguat deri tani, të jenë frytdhënëse edhe në vazhdim”!

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”-SESION INFORMUES NË KUADËR TË THIRRJES PËR PROJEKTE TE KËRKIMIT SHKENCOR, 2026
Next Post
PËRMBYLLET PROJEKTI KOMBËTAR STI(G)MA-PREZANTOHEN GJETJET