“TAKIM ME POETIN”-VEPRIMTARI NË KUADËR TË MUAJIT TË LIBRIT DHE TË 55-VJETORIT TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 27 prill 2026 Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Korçës organizuan një takim me poetin francez Michel Bur.

Ky takim, i cili vjen në kuadër të muajit të librit, si dhe të veprimtarive me rastin e 55-vjetorit të Universitetit tonë ishte një përvojë e veçantë për të pranishmit, studentë, pedagogë, staf administartiv e dashamirës të poezisë.

Gjatë këtij takimi letrar, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më nga afër me universin krijues të poetit, i njohur për poezinë moderne, për përdorimin e formës së haikut, si dhe për ndërthurjen e fjalës me fotografinë në jetën e përditshme.

Me formim në mësuesi dhe me një përvojë të pasur profesionale në Francë dhe në shumë vende të botës, i vlerësuar me titullin e nderit Officier dans l’Ordre des Palmes Académiques, poeti Bur ndau me të pranishmit reflektime mbi procesin krijues dhe rëndësinë e vëzhgimit të realitetit të përditshëm.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional në takim ishin të pranishëm edhe mësues të gjuhës frënge dhe nxënës të seksionit dygjuhësh të gjimnazit Raqi Qirinxhi, duke krijuar një hapësirë të pasur ndërveprimi dhe shkëmbimi idesh.

Vlen të theksohet se Michel Bur gjithashtu është i angazhuar edhe në trajnimin e mësuesve të gjuhës frënge në kuadër të hapjes së Liceut franko-shqiptar të Korçës.

Takimi u shoqërua edhe me interpretime poezish shkeputur nga krijimtaria e Bur.

Previous Post
📢 THIRRJE PËR MOBILITET STUDENTËSH – ERASMUS+ 🇮🇹✈️
Next Post
15 VJET DEPARTAMENTI I HISTORISË DHE GJEOGRAFISË

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right