Departamenti i Biologji-Kimisë
Drejtues i projektit: Dr. Gloria Dimco (PhD)
Kohëzgjatja e projektit: 8 muaj
Viti 2026
Qëllimi i projektit:
Të analizojë praninë dhe transferimin e metaleve të rënda në ushqimin dhe qumështin e gjedhit të qumështit në rajonin e Korçës, duke synuar përmirësimin e sigurisë ushqimore, mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe njerëzve, si dhe mbështetjen e një prodhimi të qëndrueshëm të qumështit. Përmes një qasjeje të integruar që përfshin marrjen e mostrave në terren, analizat laboratorike dhe përpunimin e të dhënave, projekti synon të identifikojë nivelet e kontaminimit, të analizojë mekanizmat e transferimit të metaleve të rënda dhe të vlerësojë rrezikun potencial për konsumatorët .
Objektivat specifikë të projektit:
OS1: Përcaktimi i përqendrimeve të metaleve të rënda (Pb, Cd, Hg, As)
OS2: Vlerësimi i transferimit ushqim→qumësht
OS3: Krahasimi me standardet ndërkombëtare
OS4: Vlerësimi i riskut për shëndetin
OS5: Hartimi i rekomandimeve praktike
OS6: Shpërndarja e rezultateve në Buletinin Shkencor të Universitetit “Fan S. Noli”, artikull shkencor me factor impakti, monografi
OS7: Zhvillimi i kërkimit mbi ushqimin në departamentin e Biologji-Kimisë dhe ndëkombëtarizimi

