Drejtues i projektit : Msc. Realb Kushe
Kohezgjatja e projektit : 7 muaj
Qellimi i projektit :
Qëllimi kryesor i këtij studimi është të analizojë përdorimin e sistemeve të reja të informacionit në njësitë e biznesit, me fokus të veçantë te sistemet e menaxhimit të të dhënave si CRM (Customer Relationship Management) dhe ERP (Enterprise Resource Planning). Këto sisteme po gjejnë gjithnjë e më shumë zbatim edhe në bizneset e Rajonit të Korçës, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit operativ dhe përmirësimin e marrëdhënieve me klientët. Në këtë kontekst, studimi merr një dimension më të gjerë përmes përfshirjes së aktorëve të ndryshëm lokalë, përfshirë edhe Universitetin “Fan S. Noli”, si një qendër akademike që luan rol kyç në formimin e kapaciteteve profesionale dhe teknologjike në rajon.
Për të realizuar një analizë më të plotë, u zhvillua një studim empirik përmes shpërndarjes së pyetësorëve në 50 biznese të rajonit dhe 100 studentë të programeve universitare me fokus në teknologji dhe financë. Qëllimi ishte të vlerësohej perceptimi dhe përgatitja e të rinjve për integrimin në tregun e punës në një kontekst ku teknologjitë si CRM dhe ERP po bëhen thelbësore për menaxhimin modern të biznesit. Ky ndërveprim ndërmjet universiteteve dhe sektorit privat synon të nxisë një partneritet të qëndrueshëm që ndihmon në përshtatjen e kurrikulave universitare me nevojat reale të tregut, si dhe në promovimin e praktikave të mira të transformimit dixhital brenda bizneseve lokale.
Publikim shkencor ne konferencen INFTEC 2025 :inftec.org/uploads/inftec_-2025-_-congress-book.pdf.







