Në datën 27 korrik 2026 u zhvillua takimi i parë njohës mes rektorit të Universitetit “Fan S. Noli” prof. dr. Lorenc Ekonomi dhe drejtorit të ri të RTSH Korçës, z. Julian Napoloni. Takimi u karakterizua nga fryma e bashkëpunimit dhe dëshira e përbashkët për ta zgjeruar edhe më tej atë.
Në qendër të bisedës ishte krijimi i mundësive të reja për studentët, duke i afruar ata më pranë medias publike dhe duke u dhënë hapësirën e duhur ku ata të shprehin idetë, talentin dhe kreativitetin, me historitë e tyre të suksesit, aktivitetet akademike, kulturore, sociale e sportive, si edhe nismat që lindin çdo ditë në auditorët e këtij Universiteti.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt një partneriteti që synon të promovojë vlerat e arsimit, fuqinë e komunikimit, si dhe rolin aktiv të të rinjve në jetën publike.






