FORCIMI I PARTNERITETIT AKADEMIK MIDIS UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE UNIVERSITETIT “HAXHI ZEKA”, PEJË ËSHTË QËLLIMI I MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT TË NËNSHKRUAR NGA DREJTUESIT E DY UNIVERSITETEVE

22 Korrik 2026- Me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit akademik dhe promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë midis dy universiteteve, rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Lorenc Ekonomi dhe rektori i Universiteti “Haxhi Zeka“, Pejë, prof. dr. Armand Krasniqi nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve.

Gjatë një takimi në mjediset e Rektoratit të UNIKO, ku ishin të pranishëm edhe drejtues të tjerë të dy universiteteve u panë konkretisht pikat e përbashkëta nga ku mund të fillojë ky bashkëpunim.

Kështu, palët ranë dakord të krijojnë një kornizë për bashkëpunimin me fokus programet e përbashkëta të studimit si diploma të përbashkëta ose të dyfishta; shkëmbime të stafit dhe studentëve; bashkëpunim në veprimtari të përbashkëta kërkimore, aplikime në projekte dhe publikime; pjesëmarrja në seminare, konferenca, evente dhe takime akademike; shkëmbim të leteraturës shkencore dhe informacioneve të tjera; organizim të shkollave verore/dimërore; krijimin e një rrjeti për shkëmbime të përvojës në tematika të ndryshme etj.

Previous Post
Laborator i marketingut digjital dhe teknologjive inovative për kërkimin shkencor dhe mësimdhënie praktike