“PUNA IME, NOTA IME — INTEGRITETI AKADEMIK SI KULTURË”-TRYEZË E RRUMBULLAKËT ME MATURANTË NË UNIKO

Në datën 4 maj 2026 departamenti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti “Fan S. Noli”, në kuadër të projektit europian SINCERE (Erasmus+ CBHE), organizoi një tryezë të rrumbullakët me nxënës maturantë të gjimnazit “Faik Konica”.

Në këtë takim u zhvillua punë në grupe me skenarë të integritetit akademik, votim për dilema etike dhe krijimi i sloganeve nga vetë nxënësit.

Sipas koordinatores së projektit, dr. Erinda Papa qëllimi ështe të ndërtojmë së bashku një kulturë ku gjithsecili të jetë i vetëdijshëm se “puna ime është e imja dhe nota ime është e merituar”.

Kjo veprimatri është pjesë e WP4 (Diseminimi dhe Ndikimi) i projektit SINCERE, i cili punon me 9 universitete nga 6 vende të Evropës për të forcuar kulturën e integritetit në arsimin e lartë.

Previous Post
Mobili
Next Post
SHKOLLË VERORE: MENAXHIM I PROJEKTEVE ME FONDE TË BASHKIMIT EVROPIAN