Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Nga projekti drejt të mësuarit në kompetencën dixhitale

AKKSHI – Thirrje për aplikim për projekte kombëtare të kërkimit dhe të zhvillimit (PKKSH) për periudhën 2021-2023

Drejtues i projektit: Dr. Erinda Papa

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë/ Departamenti i Gjuhëve të Huaja

Përshkrim i projektit

Ky projekt synon grupin e mësuesve të gjuhëve të huaja, të cilët do të kualifikohen me kompetencën digjitale; grupin e programuesve të aftë për dizajnin e kurseve të veçanta të gjuhëve të huaja të diktuara nga nevojat e tregut, grupin e specialistëve, të cilët punojnë në institucionet mbështetëse arsimore dhe që janë përgjegjës për hartimin ose zbatimin e politikave që synojnë edukimin digjital, si dhe grupin e komunitetit të interesuar për ndjekjen e kurseve të gjuhëve të huaja për qëllime specifike. Të kualifikuarit nga kjo qendër, do të jenë në gjendje të zhvillojnë teknologji të reja për përdorim në institucionet arsimore dhe në programe të formimit të vazhdueshëm, si dhe të përfshihen në krijimin e mjediseve inovative të të mësuarit. Në përfundim të ciklit të trajnimit, të interesuarit do të pajisen me një dëshmi të ndjekjes së kursit për mbrojtjen e gjuhës apo për trajnime specifike.

Trajnimet e ofruara përmes këtij laboratori do t’u shpalosin mësuesve të ardhshëm, profesionistëve jo-mësimdhënës dhe institucioneve mbështetëse arsimore, udhëzimet e nevojshme në përdorimin e teknologjive për t’i ndihmuar ata t’i përdorin sipas fushave të interesit. Në këtë mënyrë ne nuk synojmë të hedhim në një treg “të mbingopur” specialistë të tjerë të fushave të edukimit, por synojmë të kualifikojmë mësues të gjuhëve të huaja me kompetencën digjitale për të përballuar sfida të ndryshme. Ne i drejtohemi grupit të individëve me shpirtin e sipërmarrjes, me një interes të veçantë në fushën e programimit, të interesuar për të dizenjuar module apo lëndë të veçanta të gjuhëve të huaja dhe për të realizuar shpërndarjen e tyre online.

Po kështu nëpërmjet këtij projekti do të bëhet i mundur ristrukturimi i Laboratorit të gjuhëve të huaja dhe shndërrimi i tij në një mjedis virtual të të nxëni gjë që do të rriste mundësitë e bashkëpunimit me institucione të tjera në rajon, duke përmbushur në këtë mënyrë një nga objektivat strategjikë të përmendur në“Planin Strategjik të Zhvillimit të UNIKO (2021-2025)” në lidhje me ndërkombëtarizimin dhe rajonalizimin.Praktikat profesionale, laboratorët dhe çdo veprimtari tjetër mësimore-praktike do të mund të realizohet nëpërmjet shfrytëzimit të klasave virtuale dhe softuere-ve që ky laborator do të ketë në përdorim. Kjo përvojë e re do të rritë kapacitetet, si njerëzore dhe infrastrukturore, por njëkohësisht do të materializojë interesin e studentëve të gjuhëve të huaja për t’i kthyer vitet e studimeve universitare në një përvojë mbresëlënëse për vitet që do të vijnë. Projekti është planifikuar sipas komponentëve të mëposhtëm:

WP1 Identifikimi qendrave të ngjashme dhe vlerësimi i nevojave në fushën e edukimit digjital

WP2 Hartimi i programit të trajnimit dhe kualifikimit

WP3 Ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore dhe zhvillimi i materialeve të trajnimit

WP4 Miratimi i Programit të trajnimit dhe kualifikimit

WP5 Sigurimi i cilësisë dhe monitorimi

VEPRIMTARI

http://172.16.0.23/gjithperfshirja-e-nxenesve-nepermjet-kompetences-digjitale-trajnim-me-mesues-te-rajonit-te-korces-ne-kuader-te-projektit-digjikomp/

172.16.0.23/zbatimi-i-korporave-ne-mesimin-e-gjuhes-se-huaj-ne-eeb-ishte-tema-e-trajnimit-iii-ne-kuader-te-projektit-digikomp-te-financuar-nga-agjencia-e-kerkimit-shkencor-dhe-inovacionit-akksh/

http://172.16.0.23/krijimi-dhe-perdorimi-i-enigmave-ne-mesimin-e-gjuhes-trajnim-ne-kuader-te-projektit-digicomp-me-ligjeruese-dr-lindita-kacani/

http://172.16.0.23/vleresimi-nepermjet-mjeteve-digjitale-ne-arsim-trajnim-me-mesues-te-arsimit-parauniversitar-me-lektore-dr-lorena-robo/

http://172.16.0.23/mesimdhenia-e-kompetencave-te-gjuhes-se-huaj-permes-websit-it-trajnim-me-mesues-te-gjuheve-te-huaja-ne-arsimin-parauniversitar-me-ligjeruese-pedagogen-olsa-pema/

Leave a Reply