Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+ DHE BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL, NË UNIVERSITEITN “FAN S. NOLI” NDODHET NJË PËRFAQËSI NGA SOUTH WEST NEOFIT RILSKI UNIVERISTY, TË CILËT DO TË BËHEN PJESË E TRAJNIMEVE DHE MËSIMDHËNIES NË UNIVERSITETIN TONË

Prej datës 21 nëntor 2022 disa përfaqësuese të stafit akademik dhe administrativ të South West Neofit Rilski Univeristy janë duke zhvilluar një vizitë në Universitetin “Fan S. Noli” në kuadër të mobiliteteve të programit Erasmus + dhe të bashkëpunimt ndërinstitucional.

Në ditën e parë të kësaj vizite ato u pritën në takim nga zëvendësrektori për Kërkimin dhe Marrëdhëniet me Jashtë, dr. Benita Stavre, si dhe përfaqësues të Sektorit të Projekteve. Më pas ato vizituan mjediset e fakulteteve, ku u takuan edhe me stafin akademik në to.

Në kuadër të kësaj vizite stafi nga Bullgaria do të bëhen pjesë e trajnimeve dhe mësimdhënies në Universitetin “Fan S. Noli”.

Leave a Reply