Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

MIRËNJOHJE DHE RESPEKT PËR PUNËN E PALODHUR, PASIONIN DHE PROFESIONALIZIMIN E TREGUAR GJATË GJITHË KARRIERËS SË SAJ AKADEMIKE KA PËRCJELLË STAFI I UNIVERSITETIT TË KORCËS, FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË, DEPARTAMENTIT TË GJUHËVE TË HUAJA DHE MIQ TË TJERË PËR PEDAGOGEN, DOC VASILIKA POJANI ME RASTIN E DALJES NË PENSION

29 Mars, 2022 @ 8:00 am - 5:00 pm
Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

 

Në datën 28 tetor 2021, stafi i Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë organizoi një takim të veçantë në të cilin drejtues të institucionit, miq e kolegë i kanë shprehur pedagoges së departamentit të Gjuhëve të Huaja, doc. Vasilika Pojani mirënjohjen dhe respektin e tyre për punën e palodhur dhe profesionalizmin e treguar për mbi 25 vjet karrierë akademike. Të gjithë kujtuan momente nga puna me të si një kolege mjaft bashkëpunuese dhe si një pedagoge që me studentët e saj gjithmonë ka punuar për t`i bërë profesionistë dhe njerëz sa më të denjë për shoqërinë. Gjithashtu, të pranishmit e vlerësuan profesore Vasilikën për

kontributin e saj, korrekëtësinë, si dhe për energjinë që nuk i ka munguar asnjëherë, duke vijuar punën në këtë universitet.

Mes emocioneve pedagogia, doc. Vasilika Pojani falënderoi të gjithë të pranishmit dhe shprehu kënqaësinë që ka punuar me një staf kaq të mrekullueshëm, mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen që drejtuesit, por edhe miqtë e kolegët i kanë dhënë në vite.

Hollësi

Datë:
29 Mars, 2022
Kohë:
8:00 am - 5:00 pm