Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“KOSOVA- SHTET: SFIDA DHE ARRITJE- RRUGA DREJT PAVARËSISË”SESION SHKENCOR I ZHVILLUAR NË MJEDISET E FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË ME TË FTUAR PEDAGOGË E STUDENTË TË DEPARTAMENTIT TË HISTORI- GJEOGRAFISË DHE TË FAKULTETIT, SI DHE PEDAGOGË E STUDIUES TË UNIVERSITETIT “HASAN PRISHTINA”, KOSOVË DHE UNIVERSITETIT TË TIRANËS SI BASHKORGANIZATORË TË KËSAJ VEPRIMTARIE

Në datën 18 shkurt 2022 në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua një sesion shkencor me temë: “Kosova- Shtet: Sfida dhe Arritje- Rruga Drejt Pavarësisë” organizuar nga departamenti i Histori-Gjeografisë në bashkëpunim me Universitetin “Hasan Prishtina”, Kosovë dhe me Universitetin e Tiranës. Takimin e hapi zëvendësdekani i FEF, dr. Orjon Ago, ndërsa dekania e këtij Fakulteti, prof. as. dr. Jonela Spaho e cila përgëzoi organizatorët e këtij sesioni shkencor, duke theksuar ndër të tjera së nuk duhen harruar plagët e mijëra individëve dhe ushtarëve të UÇK-së, pa luftën çlirimtare të të cilëve Kosova nuk do të kishte sot lirinë dhe pavarësinë. Pedagogu i ftuat nga Universiteti “Hasan Prishtina”, Kosovë, prof. Arsim Sinani referoi temën: “Kosova nga shkëputja e dhunshme në vitin 1945. Ripushtimi serb deri në pavarësinë e saj”. Më pas, studentë e ish-studentë të departamentit të Histori-Gjeografisë nëpërmjet një dokumentari pasqyruan krimet serbe në Kosovë në periudhën 1998-1999. Profesori i UT, Petrit Nathanaili referoi temën: “Kosova një precedent ose jo në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare”. Kumtesa të tjera të cilat u referuan në këtë sesion shkencor ishin: “Historia e shqiptarëve në shekullin XX në kurrikulën e historisë. Rast krahasimi Historia 9 Kosovë-Shqipëri nga dr. Alba Kreka; “Adminisrimi Ndërkombëtar i Kosovës” (funksioni, organizimi, parimet e punës nga KFOR dhe UMNIK) nga dr. Adelina Nexhipi; “Qëndrimi diplomatik i Italisë në çështjen e Kosovës” nga phd. Metin venxha, përgjegjës i departamentit të Histori-Gjeografisë, FEF. Takimi vijoi me pyetje dhe diskutime nga të pranishmit, të cilët treguan interes për sfidat dhe arritjet e Kosovës në rrugën e saj drejt pavarësisë.

Leave a Reply

en_USEnglish