KËSHILLI STUDENTOR I UNIKO VIJON TRADITËN E VLERËSIMIT TË STUDENTËVE TË ANGAZHUAR NË TË, NË SHENJË MIRËNJOHJEJE PËR KONTRIBUTIN DHE PUNËN E PALODHUR GJATË GJITHË VITIT AKADEMIK

Në datën 3 korrik 2025, Këshilli Studentor i Universitetit “Fan S. Noli”  organizoi ceremoninë  e përvitshme të vlerësimit të studentëve anëtarë të tij, të cilët kanë punuar e kanë dhënën kontributin e tyre jo vetëm në veprimtari akademike e jashtëkurrikulare, por edhe në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet studetëve dhe strukturave të UNIKO.

Presidentja e KS, Fjorela Bajraktari përgëzoi të gjithë studentët e angazhuar, duke i ftuar që të vijojnë punën me po të njëjtën frymë e përkushtim edhe në vitin e ri akademik 2025-2026, duke përmbushur një ndër objektivat kryesorë të tij siç është bashkëpunimi i hapur e konstruktiv.

Më pas, u shpërndanë Certifikatat e Vlerësimit me këtë motivacion: “Për angazhimin,  përkushtimin  dhe  kontributin e vazhdueshëm  në cilësinë e  anëtarit të· Këshillit Studentor të Universitetit “Fan S. Noli”, ku përgjatë mandatit të tij/saj, ka dëshmuar integritet, lidership dhe ndjeshmëri ndaj nevojave të studentëve, duke qenë zë i fortë i tyre dhe pjesë aktive në nxitjen e një mjedisi akademik me përfaqësues, bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës. Ky vlerësim shpreh mirënjohjen tonë për punën e palodhur dhe rolin domethënës në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet studentëve dhe strukturave të Universitetit. Në shenjë  falënderimi nga Rektori, stafi akademik e ndihmësakademik dhe Presidentja e Këshillit Studentor”.

 

Previous Post
FAKULTETIT TË EKONOMISË I SHTOHET EDHE NJË TJETËR LABORATOR I RI, NË MBËSHTETJE TË KËRKIMIT SHKENCOR
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” PJESË E EDICIONIT VEROR TË LOJËRAVE BOTËRORE UNIVERSITARE FISU 2025, I CILI DO TË ZHVILLOHET NGA DATA 16-27 KORRIK NË RHINE-RUHR TË GJERMANISË