Departamenti i Gjuhëve të Huaja
Drejtues i projektit: Prof. as. dr. Dorela Kaçauni
Kohëzgjatja e projektit: 9 muaj
Viti 2026
Qëllimi i projektit:
Të kontribuojë në përmirësimin afatgjatë të cilësisë së mësimdhënies dhe të kërkimit të aplikuar në Universitetin “Fan S. Noli”, përmes integrimit të metodave digjitale ndërvepruese dhe përdorimit të analizës së të dhënave në procesin mësimor.
Në një perspektivë afatgjatë, projekti synon të krijojë një model të qëndrueshëm dhe të ripërdorshëm për përdorimin e platformave digjitale dhe metodave të bazuara në gamification, jo vetëm në procesin e vlerësimit, por edhe në rritjen e përqendrimit dhe përfshirjes aktive të studentëve gjatë zhvillimit të orës mësimore. Rënia e vëmendjes së studentëve gjatë procesit të mësimdhënies është një fenomen gjithnjë e më i theksuar, i vërejtur në mënyrë të vazhdueshme në auditore dhe i pranuar gjerësisht nga stafi akademik. Në këtë kontekst, projekti synon të adresojë këtë problem përmes mekanizmave ndërveprues dhe përfshirës, të cilët e bëjnë përmbajtjen mësimore më të prekshme dhe më të kuptueshme, duke e transformuar atë në formate të strukturuara në formën e lojërave.
Objektivat specifikë të projektit:
OS1: Zhvillimi i platformës digjitale
OS2: Zhvillimi i përmbajtjes së strukturuar
OS3: Testimi i kontrolluar dhe mbledhja e të dhënave
OS4: Analiza krahasuese dhe publikimi
OS5: Integrimi në kurrikula
OS6: Krijimi i një aseti institucional të qëndrueshëm
OS7: Output shkencor dhe transferim njohurish

