DEPARTAMENTIT I HISTORISË DHE GJEOGRAFISË ZHVILLOI WORKSHOPIN ME TEMË “VENDBANIMET E KORÇËS”-I ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTIT I HISTORISË DHE GJEOGRAFISË

Në datën 19 maj 2025 në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua workshopi me temë “Vendbanimet e Korçës” i organizuar nga departamenti i Historisë dhe Gjeografisë në kuadër të projektit “Studimi i qendrave të banuara në Bashkinë e Korçës: (Njësia Administrative Korçë, Qendër Bulgarec, Drenovë dhe Mollaj)”.

Në këtë workshop përshëndeti dhe përgëzoi grupin e punës edhe rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi, ndërsa koordinatorja e projektit dr. Ermiona Braholli paraqiti punën kërkimore dhe gjetjet e këtij projekti.

Të pranishmit, mes tyre edhe arkeologu, profesor emeritus Skënder Aliu u ndalën me detaje dhe diskutuan për ecurinë, metodologjinë e përdorur dhe rezultatet e këtij kërkimit shkencor.

Projekti do të finalizohet me krijim e hartave fizike dhe administrative të bashkisë Korçë, si dhe me një monografi ku do të përfshihen të 27 vendbanimet.

Previous Post
NJË QASJE LOJE E BAZUAR NË SIMULIM PËR MËSIMDHËNIEN E MENAXHIMIT TË OPERACIONEVE
Next Post
“FORMULIMI I ARGUMENTIT DHE KOMUNIKIMI” –TRAJNIM ME STUDENTË TË KLUBEVE TË DEBATIT TË FEF DHE FE