Më 29 maj 2026, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, përmes një bashkëpunimi midis departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë dhe departamentit të Edukimit, organizoi një takim letrar me shkrimtarin Odise Kote për prezantimin e romanit të tij më të ri “Zonjëza me Pirpiri” të botuar nga shtëpia botuese Toena.
Të pranishëm në veprimtari ishin pedagogë, studentë, dashamirës të letërsisë, si dhe poetja e njohur Natasha Lako dhe artisti i madh shqiptar Mevlan Shanaj.
Të pranishmit i përshëndeti përgjegjësi i departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë, prof. as. dr. Eris Rusi. Ai vlerësoi shkrimtairn Odise Kote si një nga zërat më përfaqësues të prozës bashkëkohore shqiptare, duke theksuar vlerat artistike të romanit dhe rëndësinë e dialogut të drejtpërdrejtë mes autorëve dhe studentëve.
Më pas, referuan mbi veprën edhe dr. Albina Pajo, përgjegjëse e deprtamenti të Edukimit, pedagogët prof. dr. Irena Nikaj dhe dr. Ilir Shyta, të cilët u ndalën në vlerat letrare, estetike dhe njerëzore të romanit.
Shkrimtari Odise Kote falënderoi organizatorët dhe të pranishmit për mikpritjen dhe vlerësimin.
Në fund të takimiit, Klubi Letrar “Bota e Re” e nderoi me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në letërsinë dhe publicistikën shqiptare.












