Në kuadër të programit Erasmus + Teaching, prof. as. dr. Eriola Qafzezi dhe dr. Evionda Pylli zhvilluan një mobilitet për mësimdhënie në Universitetin “St. Kliment Ohridski”, Bitola.
Temat e leksioneve që ato mbajtën për studentët e Fakultetit Pedagogjik ishin “Statusi i fëmijëve në grup dhe dinamikat e ndërveprimeve në arsimin parashkollor dhe atë fillor” dhe “Gjuha e propagandës në veprën “Animal Farm” nga shkrimtari George Orëell dhe variantet e përkthyera në gjuhën shqipe”, leksione që u mundësuan studentëve njohuri të reja mbi kërkimet bashkëkohore në fushën e edukimit, gjuhësisë si dhe mbi sfidat e përkthimit letrar.
Stafi i UNIKO gjatë këtij mobiliteti zhvilloi edhe takime pune me prof. dr. Silvana Kolevska Neshkovska, ku u diskutuan tema aktuale kërkimore-shkencore, mundësitë për publikime dhe projekte të përbashkëta, si dhe perspektiva për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Ky mobilitet mësimdhënës përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit tashmë të vendosur ndërmjet dy fakulteteve. Veprimtari të tilla pasurojnë procesin mësimor dhe u ofrojnë studentëve mundësinë të ndjekin leksione nga profesorë të institucioneve të huaja të arsimit të lartë, si dhe kontribuojnë në shkëmbimin e përvojave akademike e zhvillimin e nismave të përbashkëta kërkimore.








