15 VJET DEPARTAMENTI I HISTORISË DHE GJEOGRAFISË

Në datën 24 prill 2026 departamenti i Historisë dhe Gjeografisë, Universiteti “Fan S. Noli” zhvilloi një veprimtari me rastin e 15-vjetorit të themelimit të tij.

Ky takim solli reflektime mbi rrugëtimin e deritanishëm të Departamentit dhe gjithashtu shënoi një moment mjaft të rëndësishëm sa i takon projekimit të vizionit për të ardhmen.

Veprimtaria bëri bashkë pedagogë, studentë dhe përfaqësues të institucioneve ish-staf e alumni si dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e saj përgjegjësja e këtij Departamenti prof. as. dr. Edlira Menkshi ndër të tjera u shpreh: “Gjatë këtyre viteve, programet e ofruara nga departamenti i Historisë dhe Gjeografisë, UNIKO kanë patur në fokus përgatitjen e specialistëve të mirinformuar në fushën e historisë dhe të gjeografisë, si dhe të mësuesve të përkushtuar që kontribuojnë në edukimin e brezave të rinj”.

Takimin e përshëndeti edhe rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi, i cili përgëzoi Departamentin për arritjet e deritanishme, si dhe vlerësoi rolin dhe kontributin e tij në formimin profesional të studentëve ndër vite.

Në këtë veprimtari u shfaq edhe një video-montazh me përshëndetje nga drejtues e ish-drejtues, bashkëpunëtorë të këtij Departamenti, alumni me histori suksesi etj. të cilët gjithashtu shprehën urimet më të mira në këtë përvjetor të XV të Departamentit dhe njëkohësisht ndanë me të pranshmit  momente të spikatura si pjesë e këtij rrugëtimi 15-vjeçar.

 

Previous Post
📢 THIRRJE PËR MOBILITET STUDENTËSH – ERASMUS+ 🇮🇹✈️

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right