NJË DELEGACION NGA SOUTH-WEST UNIVERSITY “NEOFIT RILSKI”, BULLGARI VIZITOI UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Prej datës 23-27 shkurt 2026 një delegacion nga Bullgaria i përbërë nga staf akademik dhe administrativ ndodhen në Universitetin “Fan S. Noli” në kuadër të programit Erasmus + me mobilitet mësimdhënieje dhe trajnimi.

Vizita e stafit nga South-West University “Neofit Rilski”, Bullgari në Universitetin “Fan S. Noli” ka vijuar gjatë kësaj jave me takime e leksione të hapura.

Në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë pedagogu, prof. as. Dimitar Tomov prezantoi për studentët e programit Master i Shkencave “Mësuesi në Edukim Fizik, Sporte dhe Shëndet” temën “Organizimi i stërvitjes fillestare në tenis në shkollë; sportet me raketë (tenis, tenis tavoline, badminton, tenis plazhi, volejboll me tenis) si mjet për stërvitje dhe rikuperim, promovim të shëndetit dhe sport rekreativ, ndërsa prof. as.  Daniela Lekina paraqiti temën “Teknika e stilit “Front Crawl”; orë mësimore noti”.

Në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane për studentët e departamentit të Infermierisë u mbajtën leksionet: “Terapia okupacionale – konceptet bazë; terapia okupacionale në çrregullimet neurologjike”, nga prof. as. Ekaterina Mitova dhe tema “Fizioterapia – konceptet bazë; qasja e ekipit multidisiplinar në çrregullimet neurologjike” nga prof. as. Mariela Filipova.

Delegacioni nga Bullgaria i përbërë nga staf akademik dhe administrativ fillimisht u pritën nga drejtues të UNIKO dhe Sektori i Projekteve Trajnimit Shkencor dhe Shërbimeve Terciare, Universitetin “Fan S. Noli”.

Në takimet e zhvilluara mes tyre në fokus ishte bashkëpunimi.

 

Previous Post
UNIKO DHE UPT -TAKIM NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right