Në datën 26 nëntor 2025 në kuadër të zbatimit të projekteve të financuara nga programi READ, në Fakultetin e Bujqësisë u prezantua projekti “Digitalization for Livestock Farming”.
Në prani të stafit akademik, studentëve, specialistëve të Sektorit të Projekteve dhe përfaqësuesve të AADF, koordinatori i projektit dr. Dorjan Marku, pedagog në departamentin e Agrobiznesit dhe phd. Ardita Hoxha-Jahja, akademike nga diaspora, lektore dhe menaxhere kërkimi në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Savonias, Finlandë prezantuan aktivitetet dhe objektivat e parashikuara të projektit.
- Vlerësimi i situatës aktuale mbi nivelin e teknologjisë në fermat blegtorale (kryesisht ato të gjedhit), mundësitë e zbatimit në të ardhmen dhe pengesat.
- Rritja e vëmendjes të aktorëve rajonalë për të mbështetur iniciativat e fermerëve për të investuar në modernizimin e fermave blegtorale.
- Evidentimi i avantazheve që ka zbatimi i teknologjisë në aspektet social-ekonomike dhe mjedisore, duke u bazuar në shembullin e Finlandës.
- Njohja e studentëve me terrenin dhe përmirësimi i aspekteve praktike të programeve të studimit.
Në përfundim, gjetjet e projektit do të prezantohen në Fakultetin e Bujqësisë, në praninë e fermerëve, përfaqësuesvetë institucioneve publike, stafit akademik, studentëve dhe përfaqësuesve të industrisë lokale.











