Në datën 26 nëntor 2025 rektori i Netherlands Business Academy profesor Jan Van Zëieten dhe profesor Nicolae Stanciu zëvendësrektor për Çështjet Akademike Ndërkombëtare dhe Zhvillimin e Biznesit në NLBA u pritën në takim nga rektori i Universitetit “Fan S. Noli” prof. dr. Lorenc Ekonomi dhe zëvendësrektoret, dr. Aida Mosko dhe prof. as. dr. Lorena Zeqo.
Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit midis dy institucioneve, duke parë fushat me interes të përbashkët. Netherlands Business Academy krahas programeve Bachelor ofron programe Masteri Ekzekutiv në fushën e Lidershipt dhe Lidershipit në Arsim.
Në këtë kuadër edhe qëllimi i vizitës ishte zgjerimi i bashkëpunimit midis Universitetit tonë dhe NLBA në ofrimin e programeve të përbashkëta dhe bashkëpunim në projekte të ndryshme.












